Një ditë pasi kërcënoi SHBA dhe Korenë e Jugut që të mos mbajnë stërvitje ushtarake pranë brigjeve të saj, Koreja e Veriut shton më tej provokimet duke testuar një raketë interkontinentale.
Arma e rrezikshme, sipas autoriteteve japoneze fluturoi për 66 minuta për të rënë më pas në Detin e Japonisë, pa shkaktuar dëme kolaterale.
Koreja e Veriut paralajmëroi një hakmarrje të paprecedentë ndaj çdo stërvitje ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA.
Stërvitjet vjetore mes dy vendeve, të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm, janë organizuar për të shmangur kërcënimet bërthamore në rritje të Koresë së Veriut. Por Pheniani këmbëngul se stërvitjet janë në përgatitje për të pushtuar Korenë e Veriut.
Raketa e së shtunës, e cila është e para që lëshohet për këtë vit, ra në perëndim të Hokkaido, në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë. (A2 Televizion)