Apeli lë në burg Alda Klosin

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 11:55 | Kronikë
Apeli lë në burg Alda Klosin

Alda Klosi, ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Financave, e akuzuar për tre vepra penale, do të vijojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit. Ajo nuk mundi të bindë Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Pretendimet e Klosit u paraqitën në Apel nga avokati i saj, pasi ish-zyrtarja kishte zgjedhur të mos ishte e pranishme. Kërkesën për shfuqizim të masës avokati e argumentoi me mungesën e provave nga prokuroria, që nga ana e saj ka si kartën më të fortë në këtë hetim deklarimet e sanitares Rozeta Dobi.

“Ka nevojë që të provohet vërtetësia e deklarimit të Rozeta Dobit. Prokuroria duhet më parë të sigurojë prova, që provojnë se Alda Klosi është autore e veprave për të cilat dyshohet dhe pastaj të vijë me kërkesën përmbajtjen e saj në burg”, tha avokati.

Sipas avokatit, Klosi i qëndron versionit të saj se i janë vjedhur në banesë 120 mijë euro, që ishin një hua e marra nga vëllai i saj tek një person tjetër për nevoja të kurimit të xhaxhait të saj në Amerikë. Po ashtu, për 30 mijë dollarë të dhëna nga ky i fundit për nevoja të arredimit të banesës. Alda Klosi u arrestua në ditët e para të shkurtit për akuzën e “fshehjes së pasurisë”, “pastrimit të parave” dhe “deklarimit të rremë”. Dyshimet kundër saj u ngritën pasi sanitarja Rozeta Dobi rrëfeu se shuma prej më shumë se 500 mijë euro cash, që iu gjetën në banesë, ishin të Alda Klosit, e cila ia kishte lënë në ruajtje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/20/apeli-e-la-ne-burg-flet-avokati-i-alda-klosit-vendimi-i-paligjshem-shendeti-i-saj-ende-ne-rrezik/
https://a2news.com/2023/02/04/arrestimi-i-alda-klosit-prokuroria-e-tiranes-hetimet-jane-komplekse-dhe-vijojne/
https://a2news.com/2023/01/10/zbardhen-deklarimet-e-alda-klosit-ne-ildkpi-nuk-ka-deklaruar-para-cash-ne-2017-bleu-shtepi-72-m2-ne-tirane-per-31-mije-euro/

A2 CNN Livestream

Latest Videos