Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fizika e harruar e Leonardo da Vinçit, kishte kuptuar gravitetin dy shekuj e gjysmë para Njutonit

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 18:18 | Lifestyle
Fizika e harruar e Leonardo da Vinçit, kishte kuptuar gravitetin dy

Një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltec) ka treguar se në fillim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Leonardo da Vinçi (1452-1519), falë studimeve mbi mekanikën e trupave të ngurtë, kishte kuptuar lidhjen midis gravitetit dhe lëvizjes, i cili më vonë u përshkrua saktësisht nga Isaac Newton (1642-1727) me formulën F = m·a, dmth forca totale që vepron mbi një objekt është e barabartë me masën e objektit shumëzuar me lëvizjen e tij.

Shkencëtari vizionar i Rilindjes pohoi se çdo teori duhej të kalonte përmes përvojës për t'i sjellë dobi njeriut dhe përparimit.

Për këtë arsye ai vetë nuk i besoi arsyetimit të tij derisa përvoja e fenomeneve i tregoi se hipotezat e tij ishin të sakta. Në këtë kuptim, ajo mund të përkufizohet si pararendëse e asaj metode shkencore që do të zhvillohej një shekull më vonë nga Dekarti dhe Galileo.

https://twitter.com/Rainmaker1973/status/1625408693750595584

Të gjitha studimet e tij, qoftë në fizikë, inxhinieri civile apo ushtarake, anatomi, botanikë, u mblodhën me përpikëri nga shkencëtari në dorëshkrime të shumta, në fletë, vizatime dhe skica. Bëhet fjalë për Kodikët e Leonardos, mbi 3500 fletë, të shkruara midis viteve 1478 dhe 1519, të cilat na kanë ardhurnë ditët e sotme pas peripecive të ndryshme. Këto Kodikë konsiderohen ende sot si një minierë ari nga studiuesit, jo vetëm për pafundësinë e temave që mbulojnë dhe përsosmërinë e vizatimeve, por ato befasojnë shkencëtarët çdo herë, sepse përmbajnë intuita futuriste, të bazuara në vëzhgimin e realitetit, në disiplina si gjeografia, gjeologjia, gjeometria, hidraulika, matematika, mekanika, optika dhe fizika.

Eksperimenti i analizuar nga studiuesit e Caltech-it u gjurmua midis faqeve të Arundel Codex 263. Një koleksion i çmuar dokumentesh, i vendosur tani në Bibliotekën Britanike në Londër, i cili gjatë shekujve ka kaluar nga dora në dorë si të gjithë dorëshkrimet e grumbulluara nga Leonardo gjatë gjithë jetës së tij dhe të lëna trashëgimi piktorit Francesco Melzi (1491-1568).

Pasi u ble rreth vitit 1630 nga koleksionisti Thomas Hoëard, Earl of Arundel nga i cili mori emrin, Kodiku i kaloi Shoqërisë Mbretërore të Londrës dhe në fund Muzeut Britanik në 1831.

Ekipi i shkencëtarëve të Caltech, i udhëhequr nga Mory Gharib, duke analizuar faqet e këtij Kodiku , identifikoi midis skicave të Leonardos vizatimin e një eksperimenti të kryer me një enë me ujë, e cila ishte bërë për të lëvizur në një lartësi të caktuar përgjatë një vije të drejtë, paralelisht me tokën, duke shkaktuar rënien e pikave të lëngut.

Duke shqyrtuar shënimet e eksperimentit, të shkruara me shkrimin tipik të pasqyrës së Leonardos, i cili shkon nga e djathta në të majtë dhe fillon nga fleta e fundit dhe më pas arrin tek e para, Flavio Noca, profesor i aerodinamikës në Universitetin e Gjenevës, arriti të kuptojë se ajo që Leonardo donte të tregonte ishte një lidhje midis gravitetit dhe lëvizjes.

Studiuesit arritën në përfundimin se Leonardo e kuptoi që uji nuk binte me një shpejtësi konstante, por u përshpejtua, vetëm vertikalisht për shkak të gravitetit dhe jo horizontalisht, pasi nuk ishte më nën ndikimin e enës. Nëse ena lëviz duke u përshpejtuar në mënyrë konstante, rënia e ujit ndjek një vijë të pjerrët, duke formuar një trekëndësh.

Ekipi i Caltech u përpoq të simulonte eksperimentin e përfaqësuar në Kodin Arundel duke përdorur llogaritjet moderne, duke verifikuar që modeli i propozuar nga Leonardo prodhonte një vlerë për konstanten gravitacionale G me një saktësi prej rreth 97%.

https://a2news.com/2023/02/09/midis-artit-dhe-shkences-vizatimet-anatomike-te-jashtezakonshme-te-leonardo-da-vincit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani