Sportistët më të mirë, Lionel Messi favorit për “Laureus Awards 2023”

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 21:56 | Futboll
Sportistët më të mirë, Lionel Messi favorit për

Lionel Messi dhe Iga Swiatek janë favoritët për të triumfuar në “Laureus Awards 2023”. Lista me finalistët e këtij viti për çmimin e sportistit më të mirë u bë publike të hënën.

Përkrah Leo Messit, i cili fitoi Kupën e Botës duke udhëhequr Argjentinën drejt suksesit, në garë është edhe shoku i tij i ekipit te Paris Saint German, Kylian Mbappe. Ylli francez shënoi tre gola në finalen e Botërorit dhe në fund fitoi Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë i turneut.

Mes finalistëve është edhe Rafael Nadal, i cili e mbylli vitin 2022 në krye të renditjes për tenistë dhe e rriti në 22 numrin e titujve Grand Slam të fituar në karrierë.

Pasi mbrojti titullin kampion në Formula 1, kandidat është edhe Max Verstappen, teksa në listë janë edhe Steph Curry, lideri i Golden State Warriors në titullin e katërt në NBA në 8 vitet e fundit dhe Mondo Duplantis, i cili theu tre herë rekordin e botës në kërcim me shkop.

Gara e sportistes më të mirë femër udhëhiqet nga tenistja Iga Swiatek, teksa emra të tjerë në listë janë sprintierja Shelly-Ann Fraser-Pryce, kampionia olimpike dhe e botës në 400 metra me pengesa, Sydney McLaughlin-Levrone. Mes kandidateve figurojnë edhe notarja Katie Ledecky, fituesja e Topit të Artë për femra Alexia Putellas apo skiatorja Mikaela Shiffrin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli