Tjetër fatkeqësi natyrore, dhjetëra viktima nga përmbytjet në Brazil

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 07:55 | Bota

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që kanë përfshirë shtetin e Sao Paolos.

Situata është tepër alarmante dhe uji ka hyrë në qindra shtëpi, duke detyruar autoritetet të anulojnë dhe festimet e përvitshme të karnavaleve.

Ekipet e shpëtimit po hasin vështirësi të shumta për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërkohë që sipas shërbimit meteorologjik vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë 600 mm shi, ose dy herë më shumë se sasia e një muaji.

Zona më e goditur nga përmbytjet është ajo e Sao Sebastiao, atje ku raportohet dhe numri më i madh i viktimave dhe të zhdukurve. Mijëra njerëz janë evakuuar, teksa 50 shtëpi janë shembur.

Detyruar nga rrethanat, autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në qytetet e Sao Sebastiao, Caraguatatuba, Ilhabela, Ubatuba, Guarujá dhe Bertioga. Aktualisht, janë disbursuar fondet e emergjencës, ndërkohë që pritet dhe një vizitë e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos