Thuajse 1 vit nga nisja e pushtimit të Ukrainës, Vladimir Putin, është duke mbajtur një fjalim në Asamblenë Federale të vendit.
CNN raporton se gjatë fjalës së tij, presidenti rus ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Perëndimit. Sipas Putinit, qëllimi i “agresionit” ndaj vendit që ai drejton është eliminimi i konkurrencës.
“Perëndimi kërkon që të kthejë një konflikt lokal në global”, u shpreh Putin.
Lideri rus akuzoi Perëndimin se po tenton që “të kthejë një konflikt lokal në global”.
“Ukraina dhe Donbasi janë bërë simbol i gënjeshtrave totale...Dua të përsëris: janë ata që janë fajtorë për luftën dhe ne po përdorim forcën për ta ndalur atë.”
Vladimir Putin u ndal po ashtu tek të drejtat e komunitetit LGBT+, një temë që ai e trajton shpesh në fjalimet e tij.
“Familje do të thotë një bashkim mes një burri dhe një gruaje”, u shpreh ai ndërsa shtoi se kështu thonë tekstet e shenjta të çdo feje në Tokë.
“Por Perëndimi po i vë në pikëpyetje këto tekste të shenjta...Ne duhet të mbrojmë fëmijët tanë nga degradimi dhe degjenerimi,” shtoi Putin. (A2 Televizion)