Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dani Alves kërkon sërish lirinë, ​Gjykata merr vendim të ri për yllin brazilian

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 11:18 | Futboll

I ndaluar për rreth një muaj, Daniel Alves mësoi këtë të martë se do të qëndrojë në paraburgim edhe më tutje. Alves u arrestua më 20 janar pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub nate të Barcelonës në dhjetor të vitit 2022.

Gjykata në Barcelonë vendosi që lojtari të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në gjykimin e tij, duke mbështetur argumentet e mbrojtjes së viktimës, duke refuzuar apelimin e brazilianit për t’u liruar.

Avokatët e lojtarit pohuan se nuk do të kishte rrezik ikjeje dhe se nuk ka interes ta bëjë këtë, por këto nuk janë marrë parasysh nga gjykata. Data e gjykimit nuk është caktuar ende.

https://a2news.com/2023/01/24/tatuazhi-ne-bark-qe-po-kalb-ne-qeli-dani-alves/
https://a2news.com/2023/01/30/mesazhi-i-forte-i-dani-alves-nga-burgu/
https://a2news.com/2023/01/31/dani-alves-luan-ndeshjen-e-pare-ne-burg-zbulohet-shoku-i-qelise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë