Java e modës në Londër, stilisti turk Bora Aksu ia dedikon koleksionin vendlindjes në zi

Publikuar më: 21/2/2023, ora 15:38

Java e modës në Londër, stilisti turk Bora Aksu ia dedikon koleksionin vendlindjes në zi

Publikuar më: 21/2/2023, ora 15:38

Ishte radha e stilistit me origjinë turke, Bora Aksu, që të prezantonte koleksionin e saj të ri vjeshtë/dimër 2023, në Javën e Modës në Londër.

I frymëzuar nga filmi vizatimor “Wednesday Addams” dhe piktori norvegjez Edvard Munch, stilisti ia dedikoi ditën e tij, viktimave të tërmetit që tronditi vendin e saj të lindjes, Turqinë, mëngjesin e 6 shkurtit.

Dhe sfilata në fakt ishte e qetë, pa të qeshura, me duartrokitje vetëm në fund të saj. Modelet ishin veshur kryesisht në të zezë dhe të bardhë dhe në asnjë krijim, nuk mungonte dantella e tyli i dendur, në fustane e funde. Sikurse edhe copat me pika, të preferuarat e stilistit turk. Nuk mungonin në ide, edhe ngjyrat blu apo rozë e fortë, sa për të thyer bardh e zinë e koleksionit të ri.