Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përjashtohen 6 deputetë të PD, Spaho: Sjellja ime, rrjedhojë e grushtit të shtetit nga Rama

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 15:30 | Politikë
Përjashtohen 6 deputetë të PD, Spaho: Sjellja ime, rrjedhojë

Socialistët bëjnë përjashtimin e radhës të deputetëve demokratë në sekretariatin e etikës, i mbledhur pas bllokimit të foltores së Parlamentit javën e kaluar. Ndëshkimin më të fortë me përjashtim 10 ditor e morën deputetet Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti Masën. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, por deputeti Spaho përdori rrjetet e tij sociale për të treguar se do të bënte të njëjtën gjë si në seancën e shkuar pavarësisht masave të socialistëve.

“Sjellja ime është si rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri. Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike. Do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrojtur një çështje më të madhe që është e gjithë shqiptarëve”.

Përqafësuesi i PD në sekretariat Saimir Korreshi paralajmëroi protestë në seancën e radhës plenare.  “Do të protestojmë edhe në seancën e radhës. Por i bie të protestosh kot, sepse ai është duke bërë lufta me shpata në Japoni. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila”.

Me pezullim u ndëshkuan edhe dy deputete demokrate, respektivisht Greta Bardeli me 3 ditë dhe Lindita Metaliaj me 5 ditë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani