
Champions League, Inter dhe Manchester City zbresin në fushë
Mbrëmjen e sotme radhën për të zbritur në fushë e kanë Interi dhe Manchester City. Zikaltërit luajnë përballë Portos, në një sfidë ku trajneri Inzaghi do të ketë përballë Concecaio-n, ish-shokun e ekipit te Lazio kampione e vitit 2000.
Portugezët po përjetojnë një formë të shkëlqyer, me 10fitore me radhë dhe vetëm dy gola të pësuar. Ndërkohë, Interi kërkon të vijojë serinë e fitoreve pas suksesit me Udinese-n, për të gjetur vazhdimësinë që i ka munguar në këtë sezon.
“Përveç zemrës duhet të luajmë edhe me mendje. Në disa ndeshje, mbi të gjitha ato që luhen në180 minuta, është koka ajo që bën diferencën. Sfida të tilla paraqesin gjithmonë vështirësi, por duhet të jemi të aftë ti kalojmë ato dhe të luajmë si skuadër. Porto është një ekip që luan në mënyrë kompakte, askush prej tyre nuk humbet një sekond në lojë”, tha Inzaghi.
Sfida tjetër e 1/8 vendos përballë Leipzigun me Manchester City. Gjermanët regjistruan katër fitore me radhë në grupin e fituarnga Real Madrid, duke lënë pas Shakthar dhe Celtic. Përveç forcës së rivalëve, te sitizëns, problem janë mungesat e De Bryune dhe Laporte.
“E njohim kualitetin e rivalëve. Për shumë vjet, ky klub ka rritur talente të rinj dhe ka krijuar një filozofi loje. Kanë karakteristikat fizike të një skuadre gjermane, luajnë fort në mesfushë dhe janë të pandalshëm kur dalin në sulm. Kam respekt maksimal për Lajpcig dhe për arritjet e tyre. Nga eksperienca di të them se do të jetë një duel i vështirë”, u shpreh Guardiola.
Inter dhe Manchester City zbresin në fushë duke nisur prej orës 21:00.