“McGonigal”, Berisha thërret tjetër protestë para parlamentit: Rama një krim-ministër

Publikuar më: 22/2/2023, ora 16:49

“McGonigal”, Berisha thërret tjetër protestë para parlamentit: Rama një krim-ministër

Publikuar më: 22/2/2023, ora 16:49

Të enjten e 23 shkurtit opozita do të protestojë para Kuvendit njëkohësisht me nisjen e punimeve në seancë plenarë.

Pengesa që Rama kërkon t’i bëjë hetimit parlamentar për lidhjet e tij më McGonigal është arsyeja kryesore që PD thirri këtë tubim, pohoi kreu demokrat Sali Berisha para deputetëve të cilët i mblodhi në seli.

“Edi Rama beson dhe mendon apo ka vendos qe ta kapërceje ketë skandal duke paralizuar hetimin parlamentar. Kryeministër që paguan vrasës me pagesë kundër pluralizmit dhe opozitës së vendit të tij. Ky nuk është kryeministër, ky është krim-ministër,” u shpreh kryedemokrati.

Duke u ndalur tek çështja McGonigal, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se me anë të njerëzve të tij gjobsite biznesmenë, për të cilët tha se ishte krijuar dhe një listë të zezë që sipas kryedemokratit përdorej për shantazh.

Dorian Duçka, këshilltari personal privat i Edi Ramës, në emër të Edi Ramës, bashkë me mafiozin Agron Neza kalonin nga klubi në klub, ku gjenin biznesmenë, për t’i terrorizuar se jeni në lista dhe se duhet të merremi bashkë tani, për të zgjidhur problemet. Përndryshe, blacklistimi është i sigurt për ju.”

Në lidhje me këtë listë, Berisha drejtoi edhe një pyetje Lulzim Bashës.

“A ka lidhje lista qe Lul Basha dorëzoi për biznesmenët që gjasme mbështetën foltoren?”

Berisha i bëri thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, komisionit të Kongresit të SHBA dhe vetë FBI-së të hetojë me hollësi veprime të njerëzve të Ramës në lidhje me krijimin e një liste të zeze biznesmenësh.