Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Partizani i përgjysmuar në Kukës, Colella nuk dorëzohet

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 15:38 | Futboll
Partizani i përgjysmuar në Kukës, Colella nuk dorëzohet

Gjashtë mungesa, prej të cilëve pesë titullarë. Transferta e Partizanit në Kukës vështirësohet nga situata në infermieri, ku pesë lojtarë kanë qenë zgjedhje e parë e Giovanni Colella-s. Megjithatë, trajneri mundohet të qetësojë situatën përpara ndeshjes.

“Partizani në këto momente është më i fortë, pasi kam shumë alternativa. Mendoj që edhe rezervat mund të jenë titullarë, nuk mund të vë në diskutim kush luan apo jo. I cilësoj të gjithë lojtarë të formacionit. Fillimisht ndeshemi me Kukësin, pastaj luajmë në Shkodër në mesjavë për Kupën e Shqipërisë. Për këtë arsye, të gjithë futbollistët i konsiderojmë titullarë”, tha Colella.

Fitorja do t’i lejonte të kuqve të barazonin përkohësisht me pikë Tiranën kryesuese, por në Kukës nuk do të jetë shëtitje.

“Në këtë moment të sezonit çdo kundërshtar është i vështirë. Kukësi është në vendin e parafundit në renditje dhe mendoj se është një skuadër që nuk e meriton këtë pozicion. Synimet e ndryshme që kanë dy skuadrat, bëjnë që pikët të jenë shumë të rëndësishme për ne dhe për ata. Çdo sfidë bëhet e vështirë, sepse pas çdo jave pikët në dispozicion reduktohen”, u shpreh trajneri i Partizanit.

Partizani ka fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit me Kukësin, ndërsa verilindorët kanë shijuar vetëm një sukses. Takimet e tjera që luhen këtë të premte për javën 23-të të Superiores janë Bylis-Egnatia dhe Erzeni-Laçi. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë