Drejtimi i PD, Berisha i përgjigjet Alibeajt: Zëdhënës mjeran i Ramës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 15:23 | Politikë
Drejtimi i PD, Berisha i përgjigjet Alibeajt: Zëdhënës

I bindur se vendimi i gjykatës së shkallës së parë për të njohur kuvendin e 11 dhjetorit thirrur prej tij i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes se kujt i takon vula e PD, kreu demokrat Sali Berisha iu përgjigj akuzave që Enkelejd Alibeaj ka drejtuar ndaj gjykatësit Zhukri, duke thënë se është korruptuar.

“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës. Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon. Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet. Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij”, u shpreh Berisha. Aleanca opozitare mes Berishës, Metës e Dules nuk do të jetë e vetmja në zgjedhjet e 14 majit. Bashkëpunimin mes LZHK-së dhe Bindjes, kreu demokrat e sheh si një provë që ata kanë zgjedhur për të matur forcën elektorale. Ndërsa për distancimin e PDIU-së nga opozita, kishte një mesazh.

“PDIU akoma është në zonën gri, por shoh se nga po shkon. Por dua t’i them elektoratit të tyre se Enver Hoxha i shfarosi në zonat ku ishin, ta mendojmë mirë kur të shkojnë te nipi i Kristaq Ramës e Spiro Kolekës”, tha Berisha.

Kreu demokrat vijoi akuzat për lidhjet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, për të cilët thotë se përdorën lidhjet me Dorian Duçkën dhe Agron Nezën me qëllim shantazhimin e sipërmarrësve. Këtë herë, Berisha foli emra të përveçëm. 

Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga një lokal në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro. Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora Neës, Ylli Ndroqi. Berisha i bëri thirrje Kongresit të SHBA, të hetojë edhe për lidhjet që sipas tij ambasadorja amerikane Yuri Kim ka me çështjen Rama-McGonigal.

https://a2news.com/2022/11/01/berisha-paralajmeron-grupimin-e-alibeajt-ai-qe-prek-flamurin-pd-i-ka-bere-hesapet-keq/
https://a2news.com/2022/11/23/alibeaj-per-bashen-berishen-dhe-protesten-e-6-dhjetorit/

A2 CNN Livestream

A2 Business