I njohur si “gjyshi i tërmetit”, Ahmet Mete Işıkara kishte paralajmëruar 12 vjet më parë për Hatajn, ku dy tërmete në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha.
Në një panel të mbajtur në Adana në vitin 2011, ai paralajmëroi marrjen e masave paraprake, veçanërisht për një tërmet të mundshëm 7 ballë në Hatay, parashikim që për fat të keq i doli, duke u marrë jetën mijëra personave.
"Ka një kohë të gjatë që nuk ka tërmet në Hataj. Nuk ka tërmete mbi 7 ballë në veçanti. Por po tër shikoni prapa, ka pasur më shumë se 7 tërmete në Hataj. Në fakt, nëse shkoni në Hataj dhe flisni me banorët e Hatajit, do të thonë që duket se qyteti është futur nën tokë. Një tërmet që mund të ndodhë në Hataj do të prekë edhe Adanën. Në vend që ta dini këtë fakt dhe të keni frikë, është e nevojshme të merren masa paraprake”, thoshte para 12 vitesh Ahmet Mete Işıkara. (A2 Televizion)