
Goglat me fat, Fiorentina dhe Lazio buzëqeshin në Conference League
Goglat në Nion i buzëqeshën Fiorentinës dhe Lacios, dy skuadrave italiane që janë në garë në Conference League. Në fazën e një të tetave, vjollcët do të luajnë kundër Sivaspor, skuadrës që pozicionohet e 13-tanë Turqi.
Ndërkohë, Lazio do të sfidojë AZ Alkmar, që edhe pse në këtë sezon është i treti në kampionatin holandez, nuk cilësohet një kundërshtar i parezistueshëm.
Në çiftet e tjera, Ëest Ham do të udhëtojë në Qipro, për ndeshjen me AEK Larnaka. Bazel do të luajë ndaj Slovan Bratislavës, një kundërshtar me të cilin është përballur edhe më parë.
Mjaft interesant paraqitet edhe dueli ndërmjet Anderleht dhe Vijarreal, teksa për një vend në çerekfinale Gent do të luajnë ndaj İstanbul Başakşehir.
Ndeshjet e para të Conference League do të luhen më 9mars, me përjashtim vetëm të Lacios që do të zbresë në fushë në datën 7, për shkak të angazhimit të Romës në Europa League në stadiumin Olimpiko.
Takimet e kthimit janë përcaktuar më 16 mars, me përjashtim të sfidës İstanbul Başakşehir – Gent, që do të luhet në datën 15. Finalja e këtij edicioni në Conference League do të zhvillohet më 7 qershor në Pragë.
