Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Java e Modës në Milano, të gjithë sytë nga Dua Lipa

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 14:10 | Showbiz

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duket se di shumë mirë se si të kujdeset që, kudo ku shkon, të gjithë prozhektorët të drejtohen drejt saj.

Këtë herë ajo është shfaqur rrëzëlluese në aktivitetin e organizuar në Itali, me rastin e Javës së Modës në Milano, ndërsa duket se edhe këtë herë ka guxuar fort me paraqitjen e saj.

Dua Lipa u shfaq me një dantellë të zezë rrjetë të tejdukshme dhe poshtë kishte veshur të brendshme të zeza, si edhe një palë taka të zeza. Në dorë, Dua Lipa mbante një çantë të kuqe në formë zemre.

https://a2news.com/2023/02/21/dua-lipa-dhe-mashkulli-misterioz-me-kapuc-pas-saj/
https://a2news.com/2023/01/24/artistja-shqiptare-dua-lipa-bashkeprezantuese-e-met-gala/
https://a2news.com/2023/01/16/rezidenca-miliona-dollareshe-qe-po-nderton-dua-lipa-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë