Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në lagjen “Doğanşehir” të Malatyas, ku tërmeti është ndjerë më rëndë.
Pas incidentit, kryetari i qarkut Durali Zelyurt, i cili shkoi personalisht në lagjen e prekur, për të verifikuar nga afër situatën atje, deklaroi se një zonë e tërë, e përbërë nga 15 familje, u zhduk pas rrëshqitjes së dheut.
Mësohet se pas rrëshqitjes së dheut janë “varrosur” nën tokë 5 shtëpi, makina, traktorë dhe afërsisht 200 krerë bagëti të imta.
Si pasojë e rrëshqitjeve, rrugët janë bllokuar pothuajse të gjitha, duke mos mundësuar transportin e automjeteve, ndërsa autoritetet po punojnë për stabilizimin e situatës. (A2 Televizion)