Rinovimi i kontratës, Taulant Xhaka te Basel deri në vitin 2027

Publikuar më: 25/2/2023, ora 13:31
xhaka bazel 1 1280x720

Rinovimi i kontratës, Taulant Xhaka te Basel deri në vitin 2027

Publikuar më: 25/2/2023, ora 13:31

Taulant Xhaka do të dalë në pension te Bazeli. Mesfushori rinovoi kontratën me klubin edhe për 4 sezone dhe do të luajë te gjigandët helvetë deri në vitin 2027. Lajmi u konfirmua nga 20 herë kampionët e Zvicrës, duke theksuar se 31-vjeçari ka ADN-në e Bazelit si askush tjetër.

Xhaka iu bashkua akademisë së Bazelit në vitin 2022, ndërsa në 2010-ën debutoi në ekipin e parë. Kjo bën që mesfushori të qëndrojë në klub për plot 25 vjet.

Në shtator të vitit 2021, ai luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren shqiptare, duke koleksionuar 31 paraqitje dhe një gol me fanellën kuqezi.