Ekspertët pas tërmetit të sotëm në Turqi: Do të ketë të tjerë, rrini larg ndërtesave në rrezik

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 15:39 | Bota

Drejtori i Observatorit dhe Institutit të Kërkimeve të Tërmeteve të Universitetit Boğaziçi Kandilli, Prof. Dr. Haluk Özener bëri një deklaratë aspak të mirë në lidhje me tërmetin me magnitudë 5.6 që tronditi ditën e sotme rajonin e Malatya në Turqi.

Özener tha se, tërmete të tilla të kësaj magnitude për fat të keq do të vijojnë. Si pasojë e tërmetit të sotëm me magnitudë 5.6, një person humbi jetën dhe 69 të tjerë u plagosën, ndërkohë ai paralajmëroi qytetarët se duhet t’u shmangen ndërtesave të dëmtuara.

"Siç kemi thënë më parë, ka pasur dy tërmete shumë të mëdha prej 7.7 dhe 7.6. Ne thamë se pasgoditjet e këtyre tërmeteve do të vazhdojnë për javë, muaj apo edhe deri në 1 vit më pas. Është krejt e natyrshme që ata të jenë rreth 5.6 ballë. Qytetarët tanë duhet të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë sa më të qetë dhe të ndalojnë para se të hyjnë në objektet e tyre të dëmtuara. Fatkeqësisht, ne do t'i përjetojmë këto tërmete. Ekspertët tanë marrin detaje nga analizat automatike njëri pas tjetrit pas çdo tërmeti.”, u shpreh profesor Özener. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/turqia-goditet-nga-nje-tjeter-termet/
https://a2news.com/2023/02/27/186-te-arrestuar-per-godinat-e-shembura-nga-termeti-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/26/shkermoqja-e-turqise-nga-termeti-600-ndertues-nen-hetim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos