Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Erdogan thirrje qytetarëve: Mos i braktisni qytetet tuaja, do jua ndërtojmë shtëpitë një më një

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 15:20 | Bota
Erdogan thirrje qytetarëve: Mos i braktisni qytetet tuaja, do jua

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, teksa bëri një rezyme të vlerësimeve në zonën e Adiyaman, aty ku edhe dëmet nga tërmetet ishin kolosale, iu është drejtuar qytetarëve të tij që të mos i braktisin banesat dhe qytetet e tyre.

Ai i garantoi ata që do iu rindërtohen shtëpitë edhe më të mira se ç’i kanë pasur më parë, ndërsa u kërkoi që të mos i lënë zonat ku jetojnë, duke i siguruar për cilësinë e ndërtimeve.

“Për shkak të efektit shkatërrues të lëkundjeve dhe motit negativ, ditët e para nuk mundëm të kryenim punë sikurse do donim në Adiyaman. Unë i bëj thirrje qytetarëve të mi që kanë shkuar në qytete të tjera, kujdesuni për qytetin tuaj. Mos e lini atdheun tuaj stërgjyshor. Ne do të bëjmë një qytet të ri dhe do të jetë i juaji. Ne do ta zëvendësojmë çdo shtëpi dhe hambar fshati të shkatërruar me një të re. Ne do të restaurojmë çdo fabrikë dhe biznes të dëmtuar. Çdo qytet do të jetë më i gjallë. Ekonomia e turizmi do të jenë gjithashtu më të gjalla. Jemi të vendosur të ndërtojmë një të ardhme të gjallë.", u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdogan.

https://a2news.com/2023/02/26/ura-gjermane-94-vjecare-ne-adiyaman-i-mbijeton-kryelarte-termetit/
https://a2news.com/2023/02/26/qeni-meksikan-ishte-me-njeri-se-ju-spikeri-famshem-turk-shperthen-ndaj-ronaldos-as-caj-nuk-do-te-pish-me-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/26/shikoni-se-si-asfalti-hapet-e-mbyllet-gjate-termetit-te-dyte-ne-hatay/
https://a2news.com/2023/02/26/kur-proteza-e-dhembeve-te-gjyshit-te-shpeton-jeten/

A2 CNN Livestream

Dita jonë