Momenti kur bab e bijë nxirren të gjallë nga rrënojat e qendrës tregtare të shembur nga tërmeti

Publikuar më: 27/2/2023, ora 17:49

Momenti kur bab e bijë nxirren të gjallë nga rrënojat e qendrës tregtare të shembur nga tërmeti

Publikuar më: 27/2/2023, ora 17:49

Tërmeti që ra ditën e sotme në Malatya me magnitudë 5.6 gjeti shumë banorë të papërgatitur, ndërsa disa prej tyre u zunë poshtë.

I tillë ishte rasti i babë e bijë, të cilët hynë në një godinë që shërbente si qendër tregtare për të marrë disa produkte, por u zunë poshtë nga rrënojat.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit, ato u nxorën shëndoshë e mirë, ndërsa mediat turke kanë publikuar edhe pamjet e nxjerrjes së tyre nga rrënojat.  

Kujtojmë se nga tërmeti i sotëm humbi jetën një person dhe u plagosën 69 të tjerë. Autoritetet nga ana e tyre kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonat me rrezik, pasi lëkundjet sipas tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim.