Momenti kur qendra tregtare 4-katëshe shembet në sytë e njerëzve si të ishte një lodër

Publikuar më: 27/2/2023, ora 15:53

Momenti kur qendra tregtare 4-katëshe shembet në sytë e njerëzve si të ishte një lodër

Publikuar më: 27/2/2023, ora 15:53

Mediat turke kanë publikuar pamjet e shembjes së një godinë 4-katëshe në Malatya, e cila shërbente si një qendër tregtare.

Godina është shembur fill pas tërmetit që ra mesditën e sotme në Turqi, rreth orës 12:04 me orën lokale, tërmet i cili kapi magnitudën 5.6.

Në pamjet e publikuara nga mediat turke shihet se si godina shembet në vetëm disa sekonda, ndërsa qytetarët kanë filmuar gjithçka.

Nga tërmeti i sotëm janë shkatërruar 29 objekte, ndërsa janë plagosur edhe disa persona.