Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pasuri neto 187 miliardë dollarë, Elon Musk është zyrtarisht më i pasuri në botë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 08:28 | Bota
Pasuri neto 187 miliardë dollarë, Elon Musk është zyrtarisht

Pronari i Twitter dhe Tesla, Elon Musk, edhe njëherë është shpallur njeriu më i pasur në botë dhe kjo falë rritjes së vlerës së aksioneve të Tesla-s. Pasuria e Musk ka arritur në 24 orët e fundit në 187 miliardë dollarë, pasuri neto. Që prej janarit të këtij viti, pasuria e miliarderit është rritur me 50.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Në këtë mënyrë, 51-vjeçari, ka tejkaluar për pasurinë, miliarderin tjetër, themeluesin e brand-it luksoz, Louis Vuitton, Bernard Arnault, i cili ka një pasuri prej 185 miliardë dollarësh, 2 miliardë më pak se Musk aktualisht.

Vlera e aksioneve të Tesla-s u rrit ndjeshëm, me thuajse 100% këtë janar, falë uljes së çmimit të automjeteve dhe rritjes së kërkesës nga investitorët.

Musk dhe Arnault, mbeten në krye të listës së më të pasurve në botë, duke lënë pas Jeff Bezos, themeluesin e Amazon, themeluesin e Microsoft Bill Gates dhe miliarderin investitor Uarren Buffett, që kanë respektivisht pasuri neto prej 117, 114 dhe 106 miliardë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë