Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pikëpyetjet e aksidentit te Shallvaret, patologjitë dhe koha e pushimit të drejtuesve të automjeteve

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 16:03 | Aktualitet

Një ditë pas arrestimit të drejtuesit të autobusit Agron Xhafa për shkelje të rregullave të qarkullimit, policia ka marrë dhe kartelën mjekësore të 63-vjeçarit. Burime pranë A2 CNN bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit 18 metra të gjatë vuan nga diabeti ndërkohë në disa video të xhiruara brenda autobusit të cilat i janë vënë në dispozicion policisë duket se si Xhafa nuk është në gjendje të drejtojë.

Kjo ka ngritur pikëpyetje lidhur me shoferët në flotat e transportit urban ku parashikohet se në raste të patologjive mjekët e kompanive nuk duhet të lejojnë drejtimin e autobusëve.

https://youtu.be/CKiV3NQxRHg

“Me ligj duhet të ketë edhe një doktor i cili duhet të qëndrojë pranë kompanisë dhe duhet të mbajë kartelën e çdo punonjësi duke bërë kontrollohet shëndetësore”, thotë Konstandin Foni, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban Qytetas.

Një tjetër problematikë për drejtuesit e këtyre mjeteve është dhe pushimi që ata duhet të kryejnë. Ndonëse autobusët urbanë nuk kanë tahograf sipas detyrimeve ligjore përcaktohet se për mjetet mbi 2.5 tonë për çdo 4 orë udhëtim duhet të ketë 45 minuta pushim.

Sipas Konstandin Fonit diçka e tillë kryhet përgjatë stacioneve. “Shoferët e transportit publik kanë një cikël të përcaktuar dhe në çdo pikë fundore ata kanë mundësinë të pushojnë 10-15 minuta”, thotë ai. “Ai (shoferi) mund të ketë pasur 4 orë e gjysmë punë në momentin që ndodhi aksidenti”.

Në aksidentin e së hënës u përfshinë 10 automjete ndërsa 9 persona mbetën të plagosur. Fatmirësisht veç dëmeve material të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Në pamje shihet dhe se si një vajzë shpëton mrekullisht nga përplasja ndërsa në momentin e aksidentit një pemë ndaloi makinën e cila drejtohej për nga udhëtarja e cila priste në stacion.

https://a2news.com/2023/02/28/aksidenti-i-autobusit-drejtuesi-i-porsche-me-kryqezuan-vetem-per-faktin-se-kisha-makine-te-mire/

A2 CNN Livestream

Dita jonë