Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksident tragjik në Greqi, përplasen dy trena

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 03:56 | Ballkani

Të paktën 32 persona humbën jetën dhe 85 të tjerë mbetën të plagosur, pas një aksidenti tragjik në Greqi, ku dy trena u përplasën me njëri-tjetrin.

Sipas zëdhënësit të shërbimit zjarrfikës, Vassilis Varthakogiannis, në njërin prej trenave ishin mbi 350 udhëtarë, ndërsa tjetri ishte tren mallrash. Përplasja kokë më kokë ndodhi pak para mesnate, me orën lokale greke, në Tempi, pranë qytetit qendror Larissa.

Varthakogiannis shtoi se po punohet për të nxjerrë personat e tjerë nga vagonët. Në terren ndodhen 150 zjarrfikës me 17 mjete, si dhe 20 ambulanca. Treni i udhëtarëve ishte nisur nga Athina për në Selanik, shtoi Varthakogiannis.

Kreu i komunitetit shqiptar në Greqi, Luan Zyka, në një lidhje telefonike me “Dita Jonë”, tha se deri tani nuk ka informacione për shqiptarë mes viktimave. “Jemi interesuar me spitalin e Larisës se atje kanë shkuar viktimat dhe të plagosurit janë 32 viktima 85 të plagosur, 58 persona janë ende në spital. Ajo që na thuhet është që shumica kanë qenë studentë që ktheheshin në Selanik. Akoma nuk dimë nëse ka shqiptarë, kam telefonuar në spitalin e Larisës se kjo del nga policia dhe spitali nuk na jep të dhëna”, u shpreh ai.

https://a2news.com/2023/03/01/aksidenti-tragjik-ne-greqi-zyka-nuk-dihet-nese-ka-shqiptare-shkak-gabimi-njerezor/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani