Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë pyjore në Adana të Turqisë, ku një çift të fejuarish janë gjetur të masakruar me nga një plumb në kokë.
Si pasojë e plagëve të rënda, burri mbeti i vdekur në vend, ndërsa vajza u dërgua në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi kur shkoi në vendin e ngjarjes, policia e gjeti me shenja jete.
Megjithatë, ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spital.
Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se, autori i kësaj masakre sipas policisë është babai i vajzës, i cili pas kryerjes së krimit, është parë nga kamerat e sigurisë duke u larguar me shpejtësi.
Viktimat janë Abdülsamet Kocaman, 27 vjeç dhe Zülfiye Dopoğlu, 24 vjeç, vajza e autorit. Ky i fundit është dërguar në komisariat për marrjen në pyetje për ngjarjen e rëndë, ndërsa nesër del para gjykatës. (A2 Televizion)