
Çerekfinalet e Kupës, Vllaznia mposht Partizanin, Teuta hap të sigurt ndaj Kukësit
Vllaznia ka mposhtur 3-1 Partizanin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërsa me rezultatin 2-0 Teuta mposhti Kukësit.
Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndeshja u luajt në një mot me reshje të dendura shiu. Vllaznia e gjeti golin e parë me anë të brazilianit Kaina, ndërsa Çoba realizoi edhe golin e dytë në minutën e 33. Kryeqytetasit tentuan të reagonin dhe ngushtuan rezultatin në minutën e 44’ më Matondon, duke e mbyll pjesën e parë të takimit me rezultatin 2-1. Në pjesën e dytë, rezultati u vulos nga një tjetër gol i realizuar nga braziliani Kaina.
Në Niko Dovana të Durrësit, lojtar i ndeshjes ishte Sherif Kallaku, i cili i shënoi dy gola Kukësit. Me këtë fitore të pastër, Teuta shkon e qetë në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës në Kukës.