Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miku më i mirë i njeriut e tregoi edhe një herë veten, banorja tregon sesi qeni i shpëtoi jetën nga tërmeti në Turqi

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 10:10 | Bota

Një banore e lagjes Defne të Hatay-t në Turqi ka rrëfyer për mediat vendase se si qeni i saj, të cilin e kishte adoptuar 15 ditë para tërmetit, i shpëtoi jetën asaj dhe fëmijëve nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi. Në një intervistë për CNN turk, Elif Belli tha se u zgjua nga lehja e vazhdueshme e qenit të saj Ares gjatë tërmetit dhe u largua menjëherë nga shtëpia së bashku me 3 fëmijët e saj.

"Qeni im Ares po lehte. Mendova se ai dëgjoi një zhurmë nga jashtë. Ai u ngjit në shtratin tim dhe filloi të më lëpinte faqen. U zgjova, ndjeva dridhje. Dritaret po na binin. Mbi ne binin pllaka gipsi dhe xhami. Fqinjët bërtisnin. Të tre fëmijët e mi ishin shumë të frikësuar, filluan të bërtasin. Ne hapëm derën dhe dolëm jashtë", tha ajo.

Elif Belli kërkon që të zgjidhet problemi i strehimit dhe fëmijët e saj të mos mbesin pas me shkollën.

"Shtëpia është marrë me qira, jam ndarë me burrin, kam pasur vështirësi. Jetojmë në qytetin e çadrave të krijuar nga Bashkia Metropolitane e Kocaelit. I jemi mirënjohës që ekzistojnë, dolën dhe plotësuan nevojat tona”, tha Belli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë