Pas tërmetit të Turqisë, lëkundje dhe në vende të tjera: I Elbasanit, jo i fuqishëm

Publikuar më: 1/3/2023, ora 16:48

Pas tërmetit të Turqisë, lëkundje dhe në vende të tjera: I Elbasanit, jo i fuqishëm

Publikuar më: 1/3/2023, ora 16:48

Gati një muaj nga tërmeti që goditi Turqinë edhe Sirinë sizmologët po studiojnë dukuritë që ndodhin në tokë.

Lëkundje po ndihen në vende të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë. Më i fundit është ai i shënuar në zonën e Bleshit, midis Peqinit dhe Elbasanit.

Goditja e parë ka qenë me magnitudë 4.1, shkalla Rihter por i pasuar vetëm nga një pasgoditje edhe më e vogël. 

Edhe pse tërmetet nuk parashikohen sizmologët thonë se Shqipëria nuk bën pjesë në shtetet me aktivitet shumë të lartë sizmik.

Tërmeti Turqisë dhe Sirisë konsiderohet më shkatërrimtari i 100 viteve të fundit. Në Shqipëri nuk janë arritur vlera të tilla, por ai i 26 nëntorit të 2019, konsiderohet i fuqishëm në historikun e tërmeteve  të vendit tonë, pasi krahas dëmeve shkaktoi dhe 51 viktima.