Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkon në 32 numri i viktimave nga përplasja e 2 trenave në Larisa të Greqisë

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 06:58 | Ballkani

Ka shkuar në 32 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Greqinë veriore, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, thonë shërbimet e urgjencës.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës në përpjekje për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar që ishin në një nga trenat kur u përplasën pranë qytetit të Larisës.

Treni thuhet se transportonte rreth 350 pasagjerë dhe goditi një tren mallrash. Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut, kur u përplas kokë më kokë me trenin tjetër, duke shkaktuar zjarr në të paktën një nga vagonët.

Pamjet e publikuara në faqet lokale të lajmeve treguan shtëllunga të dendura tymi që ngriheshin nga vagonët e dalë nga shinat.

Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca kanë qenë në vendngjarje, tha shërbimi zjarrfikës.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen me trenin e pasagjerëve, i cili udhëtonte mes Selanikut dhe Larisës.

https://a2news.com/2023/03/01/ishte-nje-makth-si-termet-te-mbijetuarit-rrefejne-momentin-e-aksidentit-tragjik/
https://a2news.com/2023/03/01/aksident-tragjik-ne-greqi-perplasen-trenat-te-pakten-26-viktima/

A2 CNN Livestream

Dita jonë