“Po digjem!” Dëshmitë tronditëse të familjarëve të viktimave pas përplasjes së trenave në Greqi

Publikuar më: 1/3/2023, ora 17:40

“Po digjem!” Dëshmitë tronditëse të familjarëve të viktimave pas përplasjes së trenave në Greqi

Publikuar më: 1/3/2023, ora 17:40

Mediat në Greqinë fqinje kanë publikuar dëshmi tronditëse nga familjarët e viktimave pas përplasjes së dy trenave.

Pas ngjarjes së rëndë, dhjetëra qytetarë u mblodhën në stacionin qendror të Larisës ku kërkonin informacion rreth familjarëve të tyre që ndodheshin në dy mjetet që u përplasën. Shumë prej tyre janë parë duke pritur me lot në sy të marrin vesh fatin e të afërmve të tyre.

Nikos Makris dhe gruaja qëndronin të ulur në trotuar jashtë spitalit duke pritur që të merrnin informacione për nusen e tyre.

“Po presim këtu që nga ora 2 e mëngjesit për të marrë lajmë nga Maria,” tha Nikos për Reuters ndërsa tregoi se nusja e tij ndodhej në vagonët e përparmë të trenit, ku temperatura arriti deri në 1300 gradë Celsius.”

Do të jemi me fat nëse do të kemi një trup për të varrosur,” shtoi ai teksa e shoqja nuk i mbante dot lotët.

Po kaq shokuese është dëshmia e një babai që në momentin e përplasjes po fliste në telefon me të bijën.

“Vajza më telefonoi dhe më tha: ‘po digjem.’ Më tha që flokët po i merrnin flakë dhe po ulëriste.”

Ata që arritën të mbijetonin vetëm me disa lëndime të lehta e përshkruajnë momentin e përplasjes me detaje rrëqethëse.

“Kishte panik, zjarri shpërtheu menjëherë dhe na rrethoi pasi vagoni u kthye përmbys,” tregoi një pasagjer 28-vjeçar për mediat.