Si doli nga burgu Dan Hutra? Ekzekutimi i tre grave në Tiranë, ILD nis verifikimin e vendimeve të magjistratëve

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 20:55 | Kronikë
Si doli nga burgu Dan Hutra? Ekzekutimi i tre grave në Tiranë, ILD nis

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për mënyrën e lirimit nga burgu të Dan Hutrës, 40-vjeçari, i cili vrau tre gra ditën e sotme në Tiranë. Në një njoftim për mediat, ILD bën të ditur se po verifikon nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve për lirimin e 40-vjeçarit 2 javë më parë.

Gjykata e Apelit njoftoi këtë të mërkurë se dy ditë përpara lirimit nga burgu të Dan Hutrës, i kishte refuzuar kërkesën 40-vjeçarit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Kjo ka ngritur edhe pikëpyetje për mënyrën se si është liruar 40-vjeçari, teksa edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi në një konferencë për shtyp se do të nisë verifikimi për këtë proces.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

“Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje. Siç ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.”

Inspektori i lartë i Drejtësisë
https://a2news.com/2023/03/01/nuk-beri-rezistence-momenti-kur-vrasesi-dan-hutra-mberrin-ne-policine-e-tiranes/
https://a2news.com/2023/03/01/momenti-i-arrestimit-te-vrasesit-te-trefishte-dan-hutra/
https://a2news.com/2023/03/01/vrasesi-qe-tronditi-tiranen-policia-zbardh-dinamiken-e-vrasjes-se-trefishte/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi