Tragjedia hekurudhore në Greqi, Rama i bashkohet ngushëllimeve

Publikuar më: 1/3/2023, ora 09:34
rama aksidenti 1280x720

Tragjedia hekurudhore në Greqi, Rama i bashkohet ngushëllimeve

Publikuar më: 1/3/2023, ora 09:34

Pas presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ngushëllime dhe mbështetje Greqisë për aksidentin hekurudhor në Larisa i ka shprehur edhe kryeministri Edi Rama.

Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosurit në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, ishin fjalët e tij në një postim në Twitter.

Ngushëllimeve i shtohet edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, që i bashkohet lutjeve për viktimat.

Ka shkuar ndërkohë në 32 numri i viktimave dhe të paktën 85 të plagosurit nga përplasja e dy trenave në Greqinë veriore, ku treni i pasagjerëve që po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut u përplas në Larisa me një tren mallrash.