Tragjedia pa fund e të mbijetuarve nga tërmeti, vdesin 2 të mitur nga zjarri

Publikuar më: 1/3/2023, ora 17:48
094712141 aa5e1977 6af7 4113 bb57 768c362a320c 1

Tragjedia pa fund e të mbijetuarve nga tërmeti, vdesin 2 të mitur nga zjarri

Publikuar më: 1/3/2023, ora 17:48

Nuk ka të ndalur tragjedia dhe dhimbja për qindra të mbijetuar nga tërmeti në Turqi, ku një pjesë e madhe e të cilëve kanë humbur gjithçka në 6 shkurt.

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë herë në një kamp strehimi ku qëndronin disa persona pa shtëpi, i cili u përfshi mbrëmjen e kaluar nga flakët.

Për pasojë, 2 fëmijë të mitur sirianë humbën jetën nga zjarri, ndërkohë dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.

Familja e dy fëmijëve ishte me origjinë nga Idlibi dhe ishte evakuuar dy herë nga Siria, njëherë kur nisi lufta dhe herën e dytë pas tërmeteve shkatërrimtarë që goditi zonën kufitare mes dy vendeve.