Aksidenti te “Shallvaret”, lirohet shoferi i autobusit

Publikuar më: 2/3/2023, ora 14:10
aksidenti ne tirane foto ekskluzive 8 1280x720

Aksidenti te “Shallvaret”, lirohet shoferi i autobusit

Publikuar më: 2/3/2023, ora 14:10

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Agron Xhafën, shoferin e autobusit të unazës, që shkaktoi aksidentin pranë Shallvareve në kryeqytet. Me kërkesë të prokurorisë, Xhafa u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më 27 shkurt, autobusi i drejtuar nga Xhafa u përplas fillimisht me një automjet tip fuoristradë, ndërsa nga përplasja e fortë dhe zhvendosja e autobusit u dëmtuan dhe 8 automjete të tjera. Më pas, autobusi,  me një shpejtësi tej normave të lejuara u përplas me automjetin luksoz tip Porsche. Në aksident u përfshinë 10 makina dhe u plagosën 9 persona, përfshirë drejtuesin e mjetit tip Porsche, shoferin e autobusit, si dhe drejtues të mjeteve të tjerë e pasagjerë në urban.