Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bujqësia e braktisur nga bankat, mori më pak se 1% të totalit të kredisë që u dha gjatë vitit 2022

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 15:07 | Ekonomi
Bujqësia e braktisur nga bankat, mori më pak se 1% të totalit

Dyert e sistemit bankar qëndruan të mbyllura për bujqësinë edhe vitin e shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia e re për sektorin me të cilin punoj e jeton gjysma e popullsisë ishte më pak se 2.6 miliardë lekë apo rreth 23 milionë euro.

Limitet e kreditimit të bujqësisë duken qartë nëse krahasojmë kredinë e re për këtë sektor me totali e huasë gjatë vitit të shkuar. Ajo përbën më pak se 1 për qind të huasë së re që bankat tregtare dhanë.

Po pse është braktisur nga sistemi bankar bujqësia?

 “Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcializimi, inromaliteti i lartë, mungesa e siguracionit dhe njëkohësisht është edhe kostoja e lartë e prodhimit në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare. Pra, të gjitha këto së bashku, që kanë kërkesa ekskluzive dhe përjashtuese të bankave ka bërë që të kemi këtë nivel kredie,” shprehet Agim Rrapaj, kryetar i KASH.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se ndonëse me rritje të lehtë në raport me 2021-shin, kredia e re për bujqësinë, ku përfshihet edhe peshkimi apo pylltaria u përgjysmua në raport me vitin 2018.

Për t’i dhënë një dorë fermerëve, për të rritur investimet, ekspertët thonë se në aktivitetin kredidhënës ndaj bujqësisë duhet të përfshihen edhe institucionet financiare jo-banka.

Unë do të shtoja që edhe shoqëritë e kursim-kredisë duhet të jenë një pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi.”

Problemin me nivelin e ulët të kreditimit të bujqësisë e ngriti edhe Gent Sejko në një takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Bujqësisë në fund të muajit të shkuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani