Dëshira e fundit e Umit, 10-vjeçarit që vdiq pak pasi doli nga rrënojat: Më premtoni që do ma shpëtoni vëllain

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 16:46 | Bota
Dëshira e fundit e Umit, 10-vjeçarit që vdiq pak pasi doli nga

Një histori vërtet e dhimbshme është ajo e 10-vjeçarit turk të quajtur, Ümit İşal, i cili ndërroi jetë pak pasi u nxor i gjallë nga rrënojat e godinës ku banonte me familjen e tij në Kahramanmaras.

Sapo u konstatua nga ekipet e shpëtimit i gjallë, të cilët nisën ta nxirrnin prej rrënojave, i vogli i shprehu një dëshirë “shpëtimtarëve” të tij që ti nxirrnin gjallë edhe të vëllanë e tij 13-vjeçar.

"Umit na kërkoi t’i premtonim se do ta shpëtonim vëllain e tij të madh. Ai vdiq në spital dhe ne shpëtuam vëllain e tij Ozanin pas tij. Ne gjetëm një libër pranë Ozanit, të titulluar “Një ditë në nëntokë”. Ai libër na bëri shumë përshtypje.", tha Bekir Arı, një tetar në brigadën e zjarrfikësve që nxori nga rrënojat 10-vjeçarin e ndjerë dhe të vëllanë.

VIDEO

https://a2news.com/2023/02/22/historia-prekese-e-10-vjecares-eylul-prinderit-u-bene-strehe-me-trupat-e-tyre-per-ta-shpetuar/
https://a2news.com/2023/02/09/video-prekese-2-vjecari-shpetohet-pas-79-oresh-nen-rrenoja/
https://a2news.com/2023/02/08/momenti-prekes-kur-vogelushja-mbron-koken-e-vellait-nen-germadha/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu