Kërcënohen me armë familjarët e Messit, agresorët i lenë një pusullë: Po të presim

Publikuar më: 2/3/2023, ora 17:40

Kërcënohen me armë familjarët e Messit, agresorët i lenë një pusullë: Po të presim

Publikuar më: 2/3/2023, ora 17:40

Persona të armatosur kanë kërcënuar familjarët e yllit të futbollit argjentinas, Lionnel Messi, duke qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një supermarketi në pronësi të vjehrrit të tij.

Agresorët që udhëtonin me një motor, qëlluan disa herë dhe më pas lanë një pusullë që i drejtohej sulmuesit të PSG. Ngjarja u regjistrua në Rosario në një dyqan të vendosur në Lavalle 2554 midis rrugëve “27 de Febrero dhe Ocampo”.

“Messi po të presim. Javkin është një narko gjithashtu. Ai nuk kujdeset për ju”, shkruhej në copën e letrës.

Pablo Javkin është kryebashkiaku i Rosarios, i cili ditët e fundit fajësoi forcat e sigurisë për mos luftimin efektiv të krimit të organizuar, i cili vitet e fundit është rritur në qytetin port.