Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mafiozit napoletan që adhuronte Van Gogh i kapet një arsenal armësh

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 18:10 | Bota

Policia italiane sekuestroi një arsenal shumë të madh armësh në banesën e Raffaele Imperiale, një drejtues i arrestuar i mafias, i cili është përmendur më herët pasi mbante disa piktura të vjedhura të Vincent Van Gogh.

Pikturat e vjedhura në Amsterdam në 2002 u gjetën nga policia në vilën Imperial në 2016 në Napoli. Secila prej tyre vlerësohej mbi 50 milionë euro.

Sipas një deklarate të bërë nga zyra e Prokurorisë së Napolit, në kontrollin e fundit në banesën e kryemafiozit u gjetën mbi 80 armë zjarri, mes të cilave 3 kallashnikovë, granada dhe mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm,

Imperiale konsiderohet si një figurë kyçe në trafikun e lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe njihej për lidhjet e tij me Camorran. Ai u arrestua në vitin 2021 në Dubai dhe më pas u ekstradua në Itali për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli