Nga babai, te djali, vijon dinastia “Ronaldinho” te Barcelona

Publikuar më: 2/3/2023, ora 17:21

Nga babai, te djali, vijon dinastia “Ronaldinho” te Barcelona

Publikuar më: 2/3/2023, ora 17:21

Pas publikimit të mediave italiane javët e fundit të disa informacioneve se djali i Ronaldinhos është parë në Barcelonë, tanimë këto deklarata nuk janë më në kuadrin e thashethemeve.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka nënshkruar sot kontratën me João Mendes de Assis Moreira, i cili mësohet se është djali i legjendës së futbollit, Ronaldinho.

Ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës dhe se në cilën skuadër do të luajë djali i Ronnie, por për momentin në lojë janë Juvenil B dhe Juvenil A.

17-vjeçari ka luajtur me Cruzeiro në Brazil. Sipas informacioneve të tyre, ai luan një sulmues qendror, megjithëse ka aftësinë për të luajtur edhe në pozicione të tjera. Braziliani i ri supozohet se ka një pasim të shkëlqyer dhe i pëlqen të vrapojë në portë.

Mendes filloi të luante në Paris Saint-Germain, dhe më pas Flamengo ndërsa ndoqi hapat e babait të tij. Më pas ai u mor nga Cruzeiro në vitin 2018, por u lirua nga kontrata në fund të vitit të kaluar.