Pamjet e regjistruara në të njëjtën rrugë para dhe pas tërmetit zbulojnë ashpërsinë e “fatkeqësisë së shekullit”

Publikuar më: 2/3/2023, ora 20:30
qytetet turke para dhe pas termetit

Pamjet e regjistruara në të njëjtën rrugë para dhe pas tërmetit zbulojnë ashpërsinë e “fatkeqësisë së shekullit”

Publikuar më: 2/3/2023, ora 20:30

Në lagjen Iskenderun të Hatajit, pamjet e regjistruara me kamerën e një makine në të njëjtat rrugë para dhe pas tërmetit, zbuluan edhe një herë ashpërsinë e fatkeqësisë që shkatërroi Turqinë më 6 shkurt.

Kjo lagje ishte ndër vendbanimet më të prekura nga ‘fatkeqësia e shekullit’. Në tërmetet që shkaktuan vdekjen e shumë njerëzve në të gjithë qytetin, rruga dhe shumë ndërtesa përreth shkollës së mesme “Iskenderun” u shkatërruan.

Për shkak të fatkeqësisë, qendrat e biznesit dhe dyqanet në rajon u shkatërruan. Një qytetar, i quajtur Nimetullah Yılmaz, ka regjistruar me një kamerë automjeti shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti duke kaluar nëpër rrugët që kishte bërë me makinën e tij më parë.

Duke shpjeguar se filmimet që ka regjistruar i ka mbajtur si kujtim, Yılmaz tha:

“Po arkivoja pamjet nga kamera e makinës sime që të mund të krahasoja se si do të jetë Iskenderuni në të ardhmen. Situata është e trishtë. Kur bëj krahasimin para dhe pas tërmetit të këtyre vendeve ku kam kaluar për çdo ditë të jetës sime dhe i shikoj përsëri, ndihem edhe më i trishtuar.”