Problemi te neni shtatë, opozita-Kurtit: Zyrtarizove statusin e kishës ortodokse serbe

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 17:43 | Kosova
Problemi te neni shtatë, opozita-Kurtit: Zyrtarizove statusin e kishës

Opozita kundërshtoi pikën shtatë të propozimit europian për normalizimin me Serbinë, duke arsyetuar se nuk sjell njohje reciproke, por ndoshta autonomi. Gjithashtu u kritikuar kryeministri Albin Kurti, se po zyrtarizon statusin e kishës ortodokse serbe në Kosovë.

“Ajo që nuk dihet se çka ka pranuar ky kryeministër janë definuar në nenin shtatë. Aty ai ka hapur një dritare të re, fillimisht me pajtimin për të siguruar një nivel të duhur të vetë menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, më pas duke siguruar ndërlidhje të drejtpërdrejtë të tyre me Qeverinë e Kosovës dhe në fund duke zyrtarizuar statusin e Kishës Ortodokse Serbe, për të ofruar nivel të fortë për kishën në përputhje me modelet të tjera në Evropë. Këto dy elemente të paqarta tejkalojnë marrëveshjet paraprake, janë përtej tyre dhe bëhen në bazë të kriteret puro-etnike”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK.

“Nga situata e para dy viteve, kur të gjithë aleatët tanë flisnin për marrëveshje finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative, me njohjen të ndërsjellë në qendër, kryeministri i Kosovës (Albin Kurti)  ka përfunduar  në një kompromis tepër të rëndë, në një marrëveshje të përkohshme, që në qendër nuk e ka më njohjen, e ka Asociacionin, ndoshta autonominë në qendër, dhe me pranimin zyrtar të faktit se Serbia nuk ka më nevojë të na njoh si shtet, të paktën për sa të jetë kjo marrëveshje në fuqi. Nuk e di si mundet me pas fqinjësi të mirë, kur dy shtetet nuk e njohin njëra-tjetrën”, tha Memli Krasniqi, kryetar i PDK.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni