Protesta e opozitës, Policia e Tiranës: Rrugët ku nuk mund të parkoni apo kaloni nesër

Publikuar më: 2/3/2023, ora 16:23
policia masat

Protesta e opozitës, Policia e Tiranës: Rrugët ku nuk mund të parkoni apo kaloni nesër

Publikuar më: 2/3/2023, ora 16:23

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave që ka marrë në kuadër të protestës së njoftuar nesër nga opozita shqiptare në orën 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në disa rrugë të kryeqytetit.

“Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit.”

Policia e Tiranës