Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shpërthejnë protestat në Greqi pas aksidentit tragjik, protestuesit e zemëruar përleshen me policinë

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 07:47 | Ballkani

Protestat kanë shpërthyer në Greqi pas aksidentit hekurudhor ku mbetën të vdekur 43 persona, që ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor.

Rebelët u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.

Qeveria deklaroi se ka nisur hetimin e pavarur për të dhënë drejtësi, si edhe ka shpallur 3 ditë zie kombëtare.

Aksidenti ndodhi gjatë natës së të mërkurës në afërsi të Larisas në Greqi, kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë dhe të shkatërrohen plotësisht.

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë, duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se "gabimi tragjik njerëzor" ishte fajtor për katastrofën.

Një menaxher hekurudhor është akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ai ka mohuar çdo keqbërje, duke fajësuar përplasjen për një defekt teknik.

Anëtarët e sindikatës së hekurudhave besojnë se sistemet e sigurisë nuk po funksiononin siç duhet, me paralajmërime të përsëritura për këtë gjatë shumë viteve.

Në protestë dhe zi, punëtorët e hekurudhave po planifikojnë të bëjnë grevë të enjten për atë që ata thonë se është neglizhencë zyrtare e hekurudhave.

Ministri i Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen për katastrofën, duke thënë se do të merrte përgjegjësinë për "dështimet" e autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor, që sipas tij nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të. Sakaq, familjarë të viktimave po mbërrijnë në spital për të dhënë mostra ADN-je për të mundësuar identifikimin e të afërmeve të djegur nga flakët. 

https://a2news.com/2023/03/01/video-momenti-fatal-kur-dy-trenat-perplasen-koke-me-koke-me-166-km-h-ne-greqi/
https://a2news.com/2023/03/01/perplasja-e-trenave-ne-greqi-ekipet-e-shpetimit-rrefejne-momentet-e-para-shumica-e-viktimave-ishin-te-rinj/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli