Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Suksese në jetë!”, Rama mbyll fjalimin dhe largohet, opozita kërkon ndërprerjen e seancës

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 11:59 | Politikë

Pasi mbylli fjalimin e tij që zgjati mbi 45 minuta dhe i uroi opozitës “suksese në jetë”, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit.

Largimi i kreut të qeverisë shkaktoi reagime të shumta nga deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar edhe ndërprerjen e seancës. Pas largimit të Ramës, sallën e lanë më pas edhe disa deputetë demokratë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë i la të kuptojë opozitës se me ta nuk do të ketë më asnjë përballje, përpos atyre elektorale për zgjedhjet vendore.

Rama, në përfundim të argumenteve të tij për akuzat që i ka bërë opozita deri më tani për çështjen McGonigal, theksoi se ai, qeveria e tij dhe shteti shqiptar janë të pastër dhe se thjesht përmenden në aktakuzë, por nuk implikohen.

“Asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme nuk thuhet në këtë aktakuzë. Ajo nuk thotë asgjë, zero, as për mua, as për qeverinë shqiptare, as për këdo tjetër që ka takuar personi, as për shtetin shqiptar. Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se askund tjetër. Unë në punët e mia, ju në rrugët tuaja të revolucioneve…”

A2 CNN Livestream

Dita jonë