Balla padit Berishën: Ofendoi familjen, do mësohet që të jetë klient i përditshëm i SPAK

Publikuar më: 3/3/2023, ora 10:30
vlcsnap 2023 03 03 10h30m21s221 1280x720

Balla padit Berishën: Ofendoi familjen, do mësohet që të jetë klient i përditshëm i SPAK

Publikuar më: 3/3/2023, ora 10:30

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është drejtuar sot SPAK-ut pas një padie që ai ka adresuar ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe zëdhënëses së tij, Floriana Garo.

Jashtë institucionit, Balla ka shpjeguar edhe arsyet. “Për çdo lloj shpifje dhe sulmi të pabazuar, kam vendosur një standard duke iu drejtuar gjykatës. Kësaj radhe, i jam drejtuar SPAK-ut për një padi penale ndaj shtetasit Sali Berisha dhe shtetases Floriana Garo. Ju e ndoqët dje ku Sali Berisha, i lodhur për të artikuluar ose për t’u përballur politikisht, hodhi akuza për familjen e kryeministrit, sikur ka bërë me timen më parë”, deklaroi Balla.  

Sipas tij, duke iu referua Berishës, “ky person duhet të mësohet që ligji funksionon dhe vepra penale e shpifjes duhet ndëshkuar. Kam histori suksesi, kam fituar me Lulzim Bashën dhe do fitoj edhe ndaj Berishës. Ai duhet të mësojë të vijë këtu në institucion, normalisht edhe për çështje të tjera si Gërdeci, 21 janari, privatizimi i OSHS, privatizimi i turpshëm i kompleksit Partizani, Sali Berisha duhet të mësohet që të jetë klient i përditshëm”.