Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përfundon protesta, Berisha: Jeni misionarë të një revolucioni demokratik, Rama kërkon ta boshatisë vendin  

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 13:51 | Politikë
Përfundon protesta, Berisha: Jeni misionarë të një

Fjalimi më i pritur në bulevard gjatë protestës së opozitës, ishte ai i liderit demokrat, Sali Berisha, që zgjati rreth 22 minuta.  

Ish-kryeministri e cilësoi protestën e sotme si ajo e “revolucionit tonë demokratik dhe paqësor, një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para Shqipërisë dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi”.

Sipas tij, “Edi Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë. Në rast se ju kujtohet, ai flakte si leckë flamurin amerikan, pak vite më parë rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon, kryezbuluesin e SHBA-së, një vit më parë zhduku flamurin e NATO-s, aleancën kryesore të paqes në botë”.

Për Berishën, Rama kërkon të boshatisë vendimin nga shqiptarët. “Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij, shqiptarët në 8 vite u pakësuan me 1 milion banorë. Me këto ritme, Rama synon që pas 16 vitesh këtu të ketë pallate bosh, kampe refugjatësh, çerdhe trafikantësh, por jo shqiptarë të vërtetë”, ishin fjalët e tij përballë protestuesve.  

Lideri demokrat shtoi se ata ndodhen aty “për t’i thënë Ramës se të paktë ishin ata që besonin në misionin e studentëve, por marshi i tyre ishte marshi i lirisë që përmbysi diktaturën. Marshi juaj do të përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen, do ta shndërrojë Shqipërinë në vend të bekuar për shqiptarët”.

https://a2news.com/2023/03/03/njeri-me-probleme-te-medha-mendore-meta-rama-kerkon-te-marre-edhe-vulen-e-pd-se/
https://a2news.com/2023/03/03/momenti-kur-nje-vajze-i-bie-te-fiket-ne-proteste/
https://a2news.com/2023/03/03/rama-dhe-mcgonigal-ne-protesten-e-opozites/

A2 CNN Livestream

Dita jonë