Pak çaste para tragjedisë, fotoja e një pasagjeri që zbriti një stacion para përplasjes së trenave në Greqi

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 11:56 | Ballkani

Mediat në Greqi kanë publikuar një foto të shkrepur nga vagoni i tretë i trenit me pasagjerë, pak para përplasjes fatale që u mori jetën 57 personave.

Siç mund të shihet edhe nga fotoja, vagoni ishte i mbushur plot dhe pasagjerët shihen të ulur në vendet e tyre, pa e ditur fatin fatal që do t’i priste pak çaste më vonë.

Fotoja është shkrepur nga një prej pasagjerëve, i cili mundi të zbriste një stacion përpara se të ndodhte tragjedia.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes vijojnë operacionet e kërkimit tri ditë pas përplasjes. Kërkimet pritet të mbyllen pasditen e së premtes. 56 persona të tjera rezultojnë ende të humbur.

Pas përplasjes së trenit, stacioni i Larisës është bastisur nga autoritetet. Një operacion i befasishëm u zhvillua ditën e djeshme në stacion, me qëllim konfiskimin e provave të ngjarjes tragjike.

Mes atyre të sekuestruara kishte audio, dokumente, shënime dhe sende të tjera që lidhen me lëvizjen e trenave dhe funksionimin e stacionit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni