Qëlloi të afërmin me thikë, sulmuesi i Holandës rrezikon burgun

Publikuar më: 3/3/2023, ora 18:52
Holanda gjen zevendesues per Van Gaal merr drejtimin pas Boterorit 1280x720

Qëlloi të afërmin me thikë, sulmuesi i Holandës rrezikon burgun

Publikuar më: 3/3/2023, ora 18:52

Sulmuesi i Kombëtares holandeze, Quincy Promes rrezikon të dënohet me 2 vite burg nga një gjykatë në vendin e tij për shkak të një sherri që pati me një të afërm të tij dy vite më parë.

Futbollisti i Spartakut të Moskës qëlloi disa herë me thikë kushëririn e tij në një festë familjare, në një ngjarje që po gjykohet për tentativë vrasje.

Prokuroria ka kërkuar të paktën 2 vite burg për plagosjen e rëndë, ndërkohë që vendimi përfundimtar do të jepet pas dy javësh.

Gjatë gjykimit, gjykata dëgjoi dhe një bisedë telefonike ku Promes i tregonte babait të tij pas ngjarjes se ai i drejtoi thikën në qafë kushëririt dhe jo në këmbë, por nuk e pranoi si provë.