Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shtrenjtimi i jetesës, më shumë studentë po punësohen për të përballuar shpenzimet

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 15:10 | Aktualitet
Shtrenjtimi i jetesës, më shumë studentë po punësohen

Jeta e një studenti është e kushtueshme, veçanërisht për të rinjtë që vijnë nga rrethet dhe i duhet të paguajnë edhe konviktin apo të ndajnë qiranë e një apartamenti. Familja është ajo që mban barrën kryesore të kësaj kostoje, por shpeshherë kjo nuk mjafton.

I tillë është edhe rasti i Mateo Yskollarit, një studenti nga Pogradeci në degën e IT, pranë Universitetit Politeknik i Tiranës. Edhe pse ai përfiton një bursë nga shteti, është I detyruar që të punojë për përballuar jetesën.

“Përsa i përket shpenzimeve kryesisht më të ardhurat e familjes cdo student mund t’ia dalë por edhe me bursat që jep universiteti janë realisht minimale dhe pothuajse nuk mbulojnë as pjesën akademike jo më të gjitha gjerat e tjera të studentëve, unë personalisht e menaxhoj mjaftueshëm mirë buxhetin tim qoftë edhe nga puna që bëj qoftë edhe nga buxheti qe kam por edhe nga buxheti familjar”.

Të ardhurat e kufizuara e detyrojnë atë të vendosë prioritete për shpenzimet e tij. Si çdo student, shporta kryesore është mjaftueshëm e aksesueshme  me buxhetin që një student ka, më pas me aktivitetet e tjera të luksit janë ato që duhet të përzgjidhen, normalisht edhe unë nuk mund të pretendoj që më buxhetin tim si një student të shpenzoj për gjëra luksi.

Ashtu si Mateo, janë me mijëra studentët që zgjedhin të punojnë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme. Një pjesë e madhe i drejtohen call-centerave. Manuela Peposhi, specialiste e burimeve njerëzore pranë një kompanie që operon në këtë fushë, tregon se të rinjtë e zgjedhin këtë industri për fleksibilitetin që ofron.

‘’Kemi mbi 500 punonjës dhe mund të themi që 50% e tyre janë studentë. Ne ofrojmë fleksibilitet oraresh dhe një pagë shumë të mirë. Rroga që mund të marrë një student në call center është shumë herë më e larta se punët e tjera që tregu ofron, pastaj është dhe fleksibiliteti orarit”.

Peposhi tregon se interesi i studentëve për të nisur punë, nis që pas përfundimit të gjimnazit.

“Padiskutim fluksi më i madh i kërkesave nga studentët është që përfundon viti shkollor, por nuk punojnë vetëm për pjesën e pushimeve, padiskutim në momentin që rifillon shkolla riofrganizohen. Por bumi më i madh për faktin që mbaron gjimnazin”, deklaron Peposhi.

Sipas një ankete të zhvilluar me studentët, rezulton se atyre u nevojiten rreth 40,000 lekë çdo muaj, për të përballuar shpenzimet për ushqim, qiranë, transportin publik dhe aktivitetet minimale. Këtu nuk përfshihen kostot akademike, si tarifa e universitetit, librat dhe materialet e tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani